Një bashkëpunim i dy ekipeve Real Estate dhe Retail, vjen këtë pranverë me një ofertë fantastike për të gjithë ata që duan të investojnë në tregun e pasurive të paluajtshme.
Në Belvedere Korça, ju mund të blini vilën tuaj duke përfituar si asnjëherë më parë, kupon për blerje deri në 30.000 euro në NEPTUN, duke e kompletuar menjëherë shtëpinë tuaj të re me pajisjet më të mira në treg.
Kjo ofertë është vetëm një nga avantazhet e shumta që e bëjnë Belvedere Korça një investim të shkëlqyer.
Vilat janë tërësisht të përfunduara dhe gati për banim, që do të thotë se mund ta nisni menjëherë t’i shfrytëzoni ato. Pozicionuar pranë Parkut Rinia, kjo rezidencë ekskluzive ofron një mjedis të qetë, të rrethuar nga natyra dhe gjelbërimi, me ajër të pastër dhe pamje të mrekullueshme nga mali i Moravës, qyteti i Korçës dhe Parku Rinia.
Arkitektura e projektit është një shkrirje mes tradicionales dhe modernes, duke ruajtur estetikën e banesave të hershme korçare me kolonat prej guri, portat me kangjella dekorative dhe grilat prej druri. Çdo detaj është i kuruar me kujdes për të ofruar komoditet dhe një jetesë plot stil, qoftë për pushime apo për të banuar.
Një tjetër avantazh është aplikimi në këtë projekt i konceptit “Passive House”, që garanton një standard të lartë të eficiencës energjetike. Falë kësaj teknologjie inovative, vilat ruajnë temperaturën ideale gjatë gjithë vitit me konsum minimal të energjisë, duke reduktuar ndjeshëm kostot e ngrohjes dhe ftohjes. Ky aspekt jo vetëm që e bën jetesën më të rehatshme, por është edhe një investim afatgjatë që sjell kursime të konsiderueshme.
Nëse nuk po kërkoni një shtëpi për banim, Belvedere Korça është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer investimi. Me rritjen e turizmit në Korçë dhe kërkesën në rritje për akomodime cilësore, mund ta shfrytëzoni vilën tuaj për qiradhënie dhe të siguroni një kthim të shpejtë të investimit. Si pjesë e një prej destinacioneve më të kërkuara të Shqipërisë, një pronë në Belvedere Korça mund të gjenerojë të ardhura të vazhdueshme dhe të sjellë një rritje të vlerës së pronës me kalimin e kohës.
Një shtëpi e re, një investim i zgjuar dhe një bonus deri në 30,000 euro për një fillim edhe më të lehtë të këtij kapitulli të ri. Përfitoni nga kjo mundësi fantastike dhe bëhuni pjesë e komunitetit të Belvedere Korça!