E ndërthurur më së miri me bashkëkohoren, duke krijuar 80 vilat përbërëse të Belvedere Korça.
BELVEDERE KORÇA
ADRESA E RE E LUMTURISË SUAJ
KOMPLEKSI REZIDENCIAL & TURISTIK I VILAVE
Për të nderuar traditën qytetare dhe urbanistike, prezantohet projekti më i ri i zhvillimit turistik dhe rezidencial. Si një oaz qetësie brenda qytetit më të lakmuar të Shqipërisë për peizazhet e mrekullueshme që ofron kur zbardhet nga dëbora, shtrihet kompleksi turistik i vilave “Belvedere Korça”
- Bulevardi “Republika”, në të cilin ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorante, dyqane, hotele, etj.
- Stadiumi “Skënderbeu”
- Dy shkolla të mesme
- Universiteti “Fan Noli”
Avantazhet
Pozicionim ideal
pranë parkut Rinia
Privatësi e lartë,
sistem sigurie 24/7
Mirëmbajtje gjatë gjithë vitit në Belvedere Korça
Vila me pamje nga parku, qyteti, mali i Moraves
Mundësi për investim nëpërmjet qiradhënies
BELVEDERE KORÇA
E njohur për mikpritjen, rrethinat piktoreske dhe atmosferën qytetase, Korça është në vetvete një ftesë e hapur për turistë vendas e të huaj që vërshojnë në rrugicat e qytetit gjatë gjithë vitit.
Korça njihet dhe vlerësohet si qyteti i serenatave, i gastronomisë së rafinuar dhe i atmosferës unike festive të fundvitit. Traditat dhe zakonet lokale bashkëjetojnë me bashkëkohoren, duke u bërë një nga motivet kryesore pse Korça është kaq e dashur nga të gjithë.
RRETH NDËRTIMIT
Arkitekturë autentike e ndërtesave të Korçës
01
7 tipologji të ndryshme vilash
Për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e çdo klienti, për të ndjerë në formën më të vërtetë atë që e bën këtë qytet kaq unik: stilin arkitekturor tradicional të kësaj zone.
02
Për ata që duan stilin klasik të jetesës.
Guri i gdhendur në përpunimet dekorative, kolonat e hyrjes, shkallët, grilat prej druri dhe muret rrethuese prej guri, janë elementët dekorativ tipik të arkitekturës korçare që vijnë në marrëdhënie simbioze me vilat e Belvedere Korça.
03
