Qetësia dhe ajri i pastër
Vendosja e rezidencës në mes të gjelbërimit, shumë pranë Parkut Rinia e bën atë destinacionin ideal për të jetuar ose pushuar. Në Belvedere Korça, krahas pamjes fantastike do të gjeni vendin tuaj të relaksit, ku qetësia dhe ajri i pastër do t’ju shoqërojë çdo ditë. Provoni të bëni yoga në oborrin e vilës tuaj në mëngjes apo gjatë perëndimit të diellit ose thjesht kaloni një pasdite mes ajrit të pastër në ballkonet karakteristike me lule.
Korça është destinacioni që ju fton ta eksploroni në çdo stinë të vitit me atraksionet e shumta kulturore dhe natyrore. Voskopoja me kishat karakteristike dhe historinë e pasur, Dardha që mbledh të apasionuarit pas skive në dimër, me pistën mjaft të frekuentuar apo Boboshtica me bukuritë e shumta natyrore dhe kulinarinë tradicionale, janë disa nga eksperiencat që duhen provuar kur vizitoni fshatrat turistike të Korçës. Për më aventurierët, Bredhi i Drenovës ofron natyrën dhe jetën e egër, ndërsa mali i Moravës dhe Guri i Capit janë një ftesë e hapur për hiking që shoqërohet me pamje mahnitëse. Bukuritë natyrore do t’i gjeni edhe në liqenin e Prespës, ku mund të shijoni edhe një drekë të shijshme me bazë peshku të zonës.
Tipologjitë e ndryshme të vilve në Belvedere Korça janë të konceptuara për të pasur hapësira që ofrojnë mundësi për të pushuar me familjen për ata që kërkojnë qetësi dhe privatësi, por edhe për t’u mbledhur me miqtë dhe për të organizuar festa të ndryshme. Një drekë e shijshme në verandë me pamje nga gjelbërimi, një mbrëmje e këndshme me tingujt e kitarës dhe serenatave korçare, apo një festë private familjare, janë vetëm disa nga mënyrat se si mund të shijoni vilën tuaj në Belvedere Korça.
Korça është qyteti që të fton në një rrugëtim të vërtetë kulinarie. Me gatimet karakteristike që i gjen vetëm aty, si petulla të fshira apo lakrori i famshëm korçar, sa herë që dëshironi një drekë apo darkë të mirë, mendja ju shkon menjëherë tek Korça. E njohur për autenticitetin dhe shijen e saj të veçantë, kuzhina korçare ofron një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që dinë ta shijojnë ushqimin. Në zemër të këtij qyteti historik, gatimet tradicionale ofrohen në restorantet e këndshme karakteristike, ku çdo pjatë përgatitet me përkushtim dhe pasion të veçantë. Restorantet në Korçë janë të njohura për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe atmosferën e këndshme që krijojnë, duke ofruar jo vetëm ushqim të shkëlqyer, por edhe një eksperiencë të plotë kulturore.
Duke zgjedhur të keni shtëpinë tuaj në Belvedere Korca, mund të shijoni çdo gjë që qyteti ofron, vizitë në muzetë e qytetit, pazarin e vjetër por edhe muziken live karakteristike të Korçës, me serenata dhe mbremje me kitarë. Duke qenë pranë pikave kryesore të qytetit siç është Bulevardi “Republika” në të cilin ndodhen bare, restorante, hotele, dyqane, mund të shijoni të gjithë gjallërinë që të ofron qyteti. Pazari i Vjetër dhe qendra historike e qytetit janë vende që mbushen me gjallëri çdo natë. Korça është e njohur për festat e shumta që organizohen gjatë gjithë vitit si dhe për atmosferën magjike gjatë festave të fundvitit.