E vendosur pranë Parkut Rinia, kjo rezidencë përfaqëson një kombinim harmonik mes arkitekturës tradicionale korçare dhe elementeve moderne.
Vilat janë ndërtuar duke ruajtur me kujdes detajet karakteristike si kangjellat dekoruese, gurin e gdhendur dhe grilat veneciane, duke krijuar një ndjesi të veçantë që fton çdo vizitor të përjetojë traditën e qytetit.
Komola Sako, Drejtoresha e Marketingut, PR dhe Komunikimit në Balfin Real Estate, shpjegon se Belvedere Korça është e vetmja rezidencë e këtij lloji në Shqipëri, dhe se vendosja e saj mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër e bën atë një destinacion ideal si në verë ashtu edhe në dimër, kur borë mbulon gjithçka.
Korça, me atraksionet e shumta kulturore dhe natyrore si Muzeu i Artit Mesjetar, Muzeu Kombëtar i Arsimit, Pazari i Vjetër, dhe fshatrat e njohur turistikë si Voskopoja dhe Dardha, ofron mundësi të shumta për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë apo të kalojnë pushimet në këtë qytet.
Interesi për një shtëpi në Belvedere Korça është rritur ndjeshëm, sidomos nga shqiptarët që jetojnë jashtë, të cilët ndihen tërhequr nga ky projekt që përfaqëson një model të ri dhe të suksesshëm të rezidencave malore në Shqipëri.