E ndërthurur më së miri me bashkëkohoren, duke krijuar 80 vilat përbërëse të Belvedere Korça.
BELVEDERE KORÇA
ADRESA E RE E LUMTURISË SUAJ
KOMPLEKSI REZIDENCIAL & TURISTIK I VILAVE
Për të nderuar traditën qytetare dhe urbanistike, prezantohet projekti më i ri i zhvillimit turistik dhe rezidencial. Si një oaz qetësie brenda qytetit më të lakmuar të Shqipërisë për peizazhet e mrekullueshme që ofron kur zbardhet nga dëbora, shtrihet kompleksi turistik i vilave “Belvedere Korça”
“Belvedere Korça” është një kompleks turistik i projektuar mes gjelbërimit dhe qetësisë së parkut. Vilat vijnë me një shkrirje elegante mes tradicionales dhe modernes, duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil, për pushime ose për të banuar.
Materialet e përdorura në ndërtim janë të cilësisë dhe nga: standardeve bashkëkohore. Filozofia e vilave është “Passive House”, ç’ka bën të mundur eficiencë të lartë energjitike duke shfrytëzuar rrezet e diellit për ndriçim dhe ngrohje, rrymat e ajrit për ventilim dhe materialet që mundësojnë konservim të temperaturës. Infrastruktura e projektit është mirëmenduar për të nxitur socializimin, shëtitjet në natyrë, çlodhjen dhe argëtimin.
Pamja e plotë e qytetit dhe horizontit përreth mundëson një vlerë të lartë investimi. Pozicionuar në mënyrë ideale pranë parkut “Rinia”, Belvedere Korça ndodhet në një distancë të afërt me pika kryesore të qytetit, përkatësisht Materialet e përdorura në ndërtim janë të cilësisë dhe nga:
- Bulevardi “Republika”, në të cilin ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorante, dyqane, hotele, etj.
- Stadiumi “Skënderbeu”
- Dy shkolla të mesme
- Universiteti “Fan Noli”
Lloji i banesës vendase korçare është ai me çardak dhe që përgjithësisht nuk i kalojnë tri kate. Në hyrje shquhen kolona me kapitel të dekoruar me skulptura guri dhe porta me kangjella dekoruese. Shtëpitë spikasin për zbukurimin e oborreve me lule dhe muret e ulta rrethuese prej guri. Ballkonet e dala të katit të dytë dhe grilat prej druri në dritare janë tipike të banesave me rrugica kalldrëmi përreth.
Avantazhet
Pozicionim ideal
pranë parkut Rinia
Privatësi e lartë,
sistem sigurie 24/7
Mirëmbajtje gjatë gjithë vitit në Belvedere Korça
Vila me pamje nga parku, qyteti, mali i Moraves
Mundësi për investim nëpërmjet qiradhënies
BELVEDERE KORÇA
E njohur për mikpritjen, rrethinat piktoreske dhe atmosferën qytetase, Korça është në vetvete një ftesë e hapur për turistë vendas e të huaj që vërshojnë në rrugicat e qytetit gjatë gjithë vitit.
Korça njihet dhe vlerësohet si qyteti i serenatave, i gastronomisë së rafinuar dhe i atmosferës unike festive të fundvitit. Traditat dhe zakonet lokale bashkëjetojnë me bashkëkohoren, duke u bërë një nga motivet kryesore pse Korça është kaq e dashur nga të gjithë.
RRETH NDËRTIMIT
Arkitekturë autentike e ndërtesave të Korçës
01
7 tipologji të ndryshme vilash
Për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e çdo klienti, për të ndjerë në formën më të vërtetë atë që e bën këtë qytet kaq unik: stilin arkitekturor tradicional të kësaj zone.
02
Për ata që duan stilin klasik të jetesës.
Guri i gdhendur në përpunimet dekorative, kolonat e hyrjes, shkallët, grilat prej druri dhe muret rrethuese prej guri, janë elementët dekorativ tipik të arkitekturës korçare që vijnë në marrëdhënie simbioze me vilat e Belvedere Korça.