Dardha është një nga fshatrat turistikë më autentik të Shqipërisë. Shtëpi prej guri, kurora të gjelbëra pyjesh që vishen me të bardhë në dimër dhe një pastërti ajri që të mbush mushkëritë e të bën të ndjehesh i rigjeneruar plotësisht, janë ato detaje që e veçojnë fshatin e Dardhës.