Dikur një vendbanim i fiseve ilire, Vithkuqi shërben si një vendtakim për njerëzit që duan të njihen më nga afër me traditën, zakonet dhe festat me karakter fetar të zonës. Nëse doni të shijoni një pushim absolut majë një kodre, shtëpitë me gur hapen për këdo turist që do të qëndrojë aty, duke ju dhënë mundësinë të njiheni nga afër edhe me banorët mikpritës të fshatit.